Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinave anti-COVID.
Tahiri i tha ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që buxheti për blerjen e vaksinave ekziston, andaj duhet të veprojë, në të kundërtën siç tha dyshimet e tyre për korrupsion ose keqmenaxhim janë valide, shkruan Reporteri.net.
“Kryeministër sot janë bërë 45 ditë kur jeni kryeministër dhe 82 ditë kur keni fituar 52%.
Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë i keni mjetet për të nënshkruar kontratën për të blerë vaksina që të fillon vaksinimi masiv. Kur ke me nënshkru kontratën? I dimë kontratat konfidenciale, por kërkesa jonë është, nënshkruaje kontratën dhe blejë 1 milionë e gjysmë vaksina. Nëse nuk veproni atëherë dyshimet për korrupsion dhe për keqmenaxhim janë valide”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.
Ai kritikoi Kurtin për mbylljen 12 ditore, ku tha se ka dëmtuar jashtëzakonisht bizneset për çka kërkoi të ndihmohen ato.
“Të gjitha bizneset që janë gjobitë në kohë të pandemisë duhet t’iu bëhet falja e borgjeve”, tha Tahiri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.