Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka lavdëruar punën e ministrave të AAK-së në qeverinë Hoti.
Ai ka thënë se personalisht por edhe ministrat tjera kanë bërë disa punë.
“I kemi bërë disa punë, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi, pak edhe unë”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Kurse për gjendjen aktuale të AAK-së ai ka thënë se qëndron mirë.
“E kemi një bazë të mirë, do prurje, dalim realisht goxha mirë”, tha ai.
Kurse sa i përket mundësisë së koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme plenare, Tahiri ka thënë se për koalicione herët është me fol tani. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.