×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 12:02

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces.


    Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se nuk është e logjikshme që Kuvendi të mos ta ndryshojë rregulloren që 9 vite.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndër të tjera kërkova që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor.

    Theksova se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren.

    Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë.

    Njëkohësisht, mirëprita angazhimim e shoqerisë civile, për kontributin e tyre me ndihmë profesionale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!