×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika kryeministrit

    Besnik Tahiri: Kurti për 4 vjet një Ligj për Diasporën nuk e bëri, e ende vazhdon me ju lyp vota

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 7:31

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar nga Aeroporti i Amanit nga ku tha se kryeministri Kurti ka pasur qasje të papërgjegjshme ndaj diasporës për katër vjet.

    Deputeti Tahiri tha se gjatë mandatit të Kurtit nuk u bë Ligji për Diasporën, teksa thotë se ai vazhdon të “lyp vota”.

    “Kryeministrit ju ka bo kryet vota. Për 4 vjet një Ligj për Diasporën nuk e bëri, e tash ende vazhdonë me ju lyp vota. Aman, leri rahat të shijojnë Kosovën e dashur për këto pushime, se u pa që veç për vota e paske pas!”, shkruan Tahiri në Facebook.

    Tahiri ripërsëritë se “për katër vjet Kurti s’ka bë asgjë për diasporën”.

    “Qasje e papërgjegjshme për katër vjet nuk ka mujtë me bo asnjë punë për ta, jau qet një kafe para zgjedhjeve ndërsa asgjë nuk ka bë për ta. 9 Shkurti po vjen ke me ja ni krismën diasporës kryeministër”, shprehet ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!