×
  • Lajme
  • Lajme / DPT Te Fidani

    Besnik Tahiri “në ëndrra”: Në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojmë 20% të votave

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 23:55

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për sondazhin e publikuar mbrëmë.

    “Sondazhet gjithmonë janë indikatorë. Metodologjinë e PIPOS nuk e di por, e di çka ka ndodhur në teren. E pyeta sot sekretarin organizativ të partisë si e kemi punën në terren si organizatë. Tha asnjëherë nuk i kemi pasur punët më mirë. Nëse po ashtu i marrim edhe të dhënat në raport me votat që I kemi pas. 65 mijë në 2014, mbi 90 mijë në zgjedhjet lokale. Me ardhjen e NISMA’s, me ardhjen e Klubit Konservator, me ardhjen e shumë njerëzve. Unë mendoj se AAK jo 9 e 10 % por do të ketë rezultatin më të mirë ndonjëherë. Ne kemi punuar shumë. Çka mund të them sot është se AAK gjatë këtyre tri viteve ka pasur situatë jo të lehtë, një situatë sfiduese se e kemi pasur rezultatin më të dobët. Ne kemi punuar shumë edhe në rrafshin politik e programor por kemi punuar edhe me degët në terren. Një punë të mirë e kanë bërë edhe kryetarët e komunave nga AAK”, tha Tahiri në DPT te Fidani.

    Ai u shpreh se AAK është bërë një adresë, dhe kjo tregohet nga njerëzit që po i bashkohen, përcjell Reporteri.net.

    Tahiri tha se AAK do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasur.

    “Njëherë i kemi pasur 18 për qind e kësaj radhe do ta kalojmë këtë. Në kalkulimin tim ne do të shkojmë tek 150 mijë vota. Besoj se do të dalim me 20 për qind”, tha Tahiri.

    Ai u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme fitues do të jetë opozita. Tahiri nuk beson se mund të bëhet bashkimi i krejt bllokut opozitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!