×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i AAK-së

    Besnik Tahiri: Qeveria Kurti e ka kthyer në normë mashtrimin, programi legjislativ në kaos

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 15:22

    Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në aspektin legjislativ.

    Ai ka vlerësuar se programi legjislativ i kësaj qeveria është në kaos.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dështimi i kësaj qeveria në dy zotimet e saj kryesore nuk ka qenë rastësi.

    Ai tutje thotë se qeveria Kurti e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Programi legjislativ në kaos!

    Një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë. Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion.

    Pra edhe kësaj radhe, edhe këtë vit, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit.

    Për më shumë, nesër do shihni analizën e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit.

    e

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!