×
  • Lajme
  • Lajme / Rrugët magjistrale

    Besnik Tahiri thotë se rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar të Afganistanit

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 8:53

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan.

    Tahiri ka thënë se këto rrugë janë bërë të rrezikshme si në Kandahar të Afganistanit.

    “Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerëz e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka shtuar se për këto pak muaj që i kanë mbetur këtij pushteti, të përfundojë ndonjë rrugë.

    “Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të del me diçka konkrete në këtë 4 vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hajrit për vendin”, është shprehur Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!