×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri: E kam ditur që s’fitoj në Podujevë, por u nxeha pak

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 23:41

    Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, për kryetar të Podujevës, ka thënë se e ka ditur që nuk do të fitojë në këtë komunë, por se është nxehur pak në fushatë.

    Besnik Tahiri në Kanal 10, ka thënë se ka qenë kënaqësi e madhe fushata që ka mbajtur në Podujevë, e sidomos aktivitetet 8 mujore.

    Ai ka folur edhe për rezultatin zgjedhor, ku ka thënë se e ka ditur që nuk do të fitojë.

    “Kur kam hy në garë unë nuk kam besu që do të fitojë, por masanej duke e ndërtu ekipin, kogja u nxeha mirëpo në fund e mora at rezultat”, ka thënë Tahiri.

    Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Besnik Tahiri u radhit i katërti me 4 % apo me 1531 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!