×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri tregon nëse do ta largojnë Albena Reshitajn nga partia

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 21:25

    Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Albena Reshitaj do të mbetet në këtë subjekt politik.

    “Deputetja ka pasur një pozicion të vetin edhe në grup parlamentarë edhe në Kryesi të AAK-së. Ka menduar që është e drejtë e saj dhe arsyetueshmëria e saj ka qenë që është më mirë t’iu ikim zgjedhjeve. Unë kam biseduar me të edhe në ditën e zgjedhjes së presidentes. Unë mendoj se qasja e saj ka qenë gabim.”

    “AAK ka tetë deputetë. Ne as nuk do të mund t’i kishim ndaluar zgjedhjet e as ta dërgonim vendin në zgjedhje. Unë mendoj që kjo është çështje e mbyllur. Reshitaj është pjesë e Aleancës. Nuk mendoj se ka qenë veprim i duhur. Në demokraci këto gjëra ndodhin. Nuk ka qenë as e para dhe as e fundit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Tahiri tha se vet fakti që Reshitaj është pjesë e komisioneve parlamentare si anëtare e AAK-së ajo nuk është larguar nga partia.

    “Po të ishte ndryshe unë do t’i kërkoja kryetarit të Kuvendit letër që ajo të shkarkohej nga komisionet parlamentare që përfaqëson AAK-në”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!