×
  • Lajme
  • Lajme

    Beteja e Kosovës me Serbinë për t’u anëtarësuar në INTERPOL

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:24

    Pas 9 vjetësh tentativë të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të policisë – INTERPOL, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as këtë vit.


    Kjo pasi që Serbia është zotuar se do t’i përdorë të gjitha kapacitetet e saj në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të fillojë sot, me qëllim që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL ka mundësi të hidhen poshtë edhe këtë vit.

    Ndonëse që nga sot ka filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili deri më 18 tetor, delegacioni i Serbisë në anën tjetër ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete intensive diplomatike në këtë Asamble, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, shkruan “Zëri”.

    Derisa përfaqësues të institucioneve thonë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e INTERPOL-it, ekspertët e sigurisë në anën tjetër e cilësojnë gabim strategjik riaplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

    Kjo pasi ata vlerësojnë që lobimi për anëtarësim në këtë organizatë nuk ishte prioritet i qeverisë “Haradinaj”, gjë që mund të sjellë dështimin e radhës të Kosovës drejt këtij procesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!