×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden propozon Jeffrey M. Hovenier për ambasador të ri të SHBA’së në Prishtinë – kishte shërbyer edhe më parë në Kosovë

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 23:18

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nominuar Jeffrey M. Hovenier për ambassador të SHBA-së në Kosovës.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Reporteri.net.

    Ambasadori i nominuar ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si pjesë e Organizatës së Kombeve të bashkuara.

    Pas nominimit ambasadorin e ri e ka uruar edhe ambasadori aktual në Kosovë Philip Kosnett.

    “Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

    Ndryshe Hovenier është diplomat karriere. Ai aktualisht është zëvendës shef në Ambasadën e Shteteve të Bashkuar në Turqi.

    Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA’së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

    Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.

    Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.

    Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!