Për ditën e sotme janë paralajmëruar reshje bore në viset malore.
E gjatë natës ka rënë borë në Bogë të Rugovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Të reshura shiu dhe bore është paralajmëruar do të përfshijnë vendin të enjten, që nga orët e hershme të mëngjesit. Herë herë po pritet të jenë më intenzive. Në zona më të larta të reshurat mund të jenë më shumë të borës.
Më vonë pasdite në disa pjesë të vendit pritet të pushojnë, nga perëndimi e veriu. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 3C, derisa ato maksimale nga rrafshi i Kosovës, mbesin në 3C, e nga Dukagjini mund të shënojnë rritje deri në 6C e 7C. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s./Reprorteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.