×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie interesimi i diasporës për votim në zgjedhje lokale

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 20:44

    Nga sot kanë mbetur edhe katër ditë deri kur shtetasit kosovarë në diasporë kanë afat të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit.


    Kjo kohë e mbetur mbase mund të rrisë numrin e aplikacioneve, meqë nga 10 korriku nga kur u hap afati 40 ditësh deri mesditën e së shtunës janë dërguar vetëm 5 mijë e 330 të tilla.

    Krahasuar me zgjedhjet e 17 shkurtit deri tash janë pranuar afër 125 mijë aplikacione më pak, kurse 7 mijë sosh ka pasur më shumë në zgjedhjet lokale të 2017-ës, raporton klankosova.

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thanë se janë munduar të bëjnë informim të mjaftueshëm për periudhën e regjistrimit.

    E pavarësisht shifrave shtyrje të afatit nuk do të ketë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!