×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie nga një objekt, vdes punëtori i Minierës “Trepça”

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 12:49

    Një punëtor i Minierës “Trepça” ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    “Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thanë policia.

    Më tutje është bërë e ditur se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!