×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie një lis në spitalin e Ferizajt, dëmtohet një veturë

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 13:47

    Për shkak të erërave të forta, në oborrin e spitalit të Ferizajt është rrëzuar një lis.

    Sipas pamjeve më poshtë, ky lis ka rënë mbi disa vetura që kanë qenë të parkuara afër këtij spitali.

    Në lidhje me këtë incident janë deklaruar edhe nga Policia e rajonit të Ferizajt,

    “Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt dhe si pasojë është dëmtuar një veturë”, ka thënë për Express zëdhënsi i Policisë, Basri Shabani.

    Pak më parë në Prishtinë filluan reshje të mëdha të shiut, por pati edhe breshër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!