67 pacientë më pak të hospitalizuar, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Bazuar në raportin e punës së datës 16 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 719 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19. 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtua 87 pacientë. Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) ka 51 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) ka 43 pacientë, Klinika e Pulmologjisë ka 74 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive ka 27 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë ka 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë ka 4 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje.
Ndërkaq Spitali i Prizrenit ka 87 pacientë, Spitali i Gjakovës ka 58 pacientë, Spitali i Pejës ka 128 pacientë, Spitali i Gjilanit ka 58 pacientë
Spitali i Vushtrrisë ka 11 pacientë, Spitali i Mitrovicës ka 35 pacientë, Spitali i Ferizajt ka 52 pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.