×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, dy të vdekur brenda një jave

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 19:00

    COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën.Përderisa në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, në Kosovë situata duket të jetë më e qetë krahas muajve të kaluar.

    Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 75 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Teksa, kanë vdekur dy qytetarë.

    Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1.679 testime.

    Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

    Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.

    MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.

    Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!