COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën.
Përderisa në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, në Kosovë situata duket të jetë më e qetë krahas muajve të kaluar.
Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 65 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Teksa, kanë vdekur tre qytetarë.
Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 2.779 testime.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janw shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. /Reporteri.net/