×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot më pak të shëruar, rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 15:08

    Katër të vdekur dhe 80 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.


    Këto shifra kanë dalë nga 566 mostra sa janë testuar gjithsej. IKPSHK njofton edhe për 32 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Aktualisht,  numri i rasteve aktive me koronavirus  është 1.203.

    Rastet e sotme pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

    32 TË SHËRUAR DHE 80 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).

    Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!