Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i të infektuarve me coronavirus, mirëpo autoritetet akoma nuk kanë marrë asnjë vendim për lehtësimin e masave.
Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 14 mijë e 763 dhe janë regjistruar gjithsej 601 viktima nga ky virus.
Mirëpo, pavarësisht këtyre shifrave, ditëve të fundit është vërejtur dukshëm rënia e rasteve të reja të infektuarve me coronavirus, por edhe të viktimave.
Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ende nuk ka marrë vendim për lehtësimin e masave.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se këtyre ditëve kanë qenë të fokusuar në shkolla dhe se ditëve të ardhshme do të rivlerësohet situata epidemiologjike për të ardhur në ndonjë vendim për lehtësimin e masave.
“Këtyre ditëve fokusi ka qenë tek shkollat, por ditëve në vijim, do të rivlerësohet situata epidemiologjike para se të ndërmerret çfarëdo vendimi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për lajmi.net.
Theksojmë se më 26 gusht të këtij viti, ka hyrë në fuqi Ligji për pandeminë, ku edhe masat kundër përhapjes së coronavirusit sipas këtij ligji janë mjaft të rrepta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.