×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bijat i shesim, votat i qesim”, autori i grafitit ia huq shtëpisë së Adelina Graincës

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 20:22

    Në pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur mbrëmë kanë shkruar grafitin: “Bijat i shesim, votat i qesim”.


    Krahas përpjekjeve, gjurmët e grafiteve që ishin vendosur një ditë më parë, kanë mbetur akoma.

    “Bijat i shesim, votat i qesim” është përmbajtja e këtij grafiti, në fshatin Cernillë të Ferizajt, fshat ky ku banon deputetja, Adelina Grainca.

    Megjithatë, autorët e këtyre grafiteve me gjasë gabuan adresën, raporton T7.

    Sipas familjarëve, grafitet janë vendosur në shtëpinë e axhës së deputetes.

    Megjithëse nuk u prononcuan para kamerës, familjarët thanë që akoma nuk kanë identifikuar të dyshuarit.

    Për të hetuar rastin, janë angazhuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Një veprim të tillë e kanë kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Madje sipas Shqipe Metaj-Isufit, deputetja Grainca ka qenë cak i sulmeve e kritikave qysh kur u largua nga PDK, për t’iu bashkuar Vetëvendosjes.

    Ndonëse nuk aludojnë në dikë që mund të ketë bërë këto grafite, Metaj-Isufi dënon këto sulme seksiste.

    E nga ky veprim janë distancuar edhe nga partia nga e cila ishte larguar deputetja Adelina Grainca.

    Selim Marevci nga dega e PDK-së në Ferizaj, ka thënë që një veprim i tillë ngjan me aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Edhe qytetarët e Ferizajt thonë se deputetja nuk duhet të sulmohet për vendimet e saj personale.

    Në lidhje me këto grafite ka pasur edhe reagime të tjera në nivel qendror, përderisa autorët akoma nuk dihen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!