Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me ditën e parë të Fitër Bajramit që është më 30 mars.
Në njoftimin e BIK bëhet me dije se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
“Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t’i prijë Vedat ef. Sahiti – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet me dije se Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”, përfundon njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.