×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK: Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 10:22

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se myftiu Naim Tërnava mbrëmë pas mesnatës ka hyrë në brendësi të Qabesë.

    Në njoftim thuhet se krerët e disa institucioneve të përzgjedhura me ftesë të ministrit të Haxhit, Tevfik Rebiah, po marrin pjesë në konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres.

    Njoftimi i plotë:

    “Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë

    Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

    Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin”, bëhet e ditur në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!