×
  • Lajme
  • Lajme / Festa e nesërme

    BIK: Namazi i xhumasë është obligim edhe nëse Bajrami bie në të njëjtën ditë

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 14:38

    Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me sqarim rreth namazit të xhumasë, ku ka bërë me dije se ky namaz  “është obligim edhe nëse bajrami bie në të njëjtën ditë”, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se namazi i xhumasë ka përparësi ndaj bajramit.

    “Xhumaja është farz në kohën e drekës, ndërsa bajrami është vaxhib pas namazit të sabahut. Nëse këto dy adhurime përkojnë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, përparësi i jepet xhumasë që është farz, dhe nëse duhet bërë zgjedhje, ajo ka përparësi ndaj bajramit. Por, nëse ekziston mundësia për t’i falur të dyja, atëherë – sipas rregullave të hadithologëve – veprohet me të gjitha tekstet, pa përjashtuar asnjërën, pra falen të dyja”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka uruar besimtarët për Festën e Kurban Bajramit. Ai u ka bërë thirrje për më shumë mirësi mes tyre.

    Në urimin e tij tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël, Tërnava tha se Kurban Bajrami është festë fetare, por bart edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare, shkruan Reporteri.net.

    “Kurban Bajrami është përkujtim i sakrificës profetike të Ibrahimit a.s., i cili ishte i gatshëm që ta flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të Madhërishëm, dhe i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufij dhe as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin më të lartë pikërisht në dorëzimin e plotë ndaj vullnetit hyjnor të Zotit xh.sh.. Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, ka deklaruar Tërnava./Reporteri.net

    Tërnava u uron besimtarëve Kurban Bajramin: Kjo festë forcon ndjenjën e bashkësisë dhe vëllazërisë ndërmjet nesh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!