×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK njofton besimtarët për datën e saktë të Kurban Bajramit

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 14:19

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e diele më 11 gusht 2019.


    Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

    “Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

    “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, ka uruar BIK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!