×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    BIK: Procesi i therjes së kurbanëve po vazhdon me sukses

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 15:05

    Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi, ku tha se përmes një organizimi të mirëfilltë dhe të mbështetur nga besimtarët, po vazhdon me sukses therjen e kurbanëve sipas porosive të besimtarëve.

    “Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij. Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”, thuhet tutje në njoftimin e BIK-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!