×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK-u merr një sërë vendimesh: Pezullon faljen e namazit dhe xhumasë

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 16:30

    Myftiu Naim Tërnava ka dalë me një sërë vendimesh për besimtarët islamë në mënyrë të që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit.


    Ai ka pezulluar përkohësisht xhumanë dhe faljen e namazeve në xhami me xhemat.
    Disa nga vendimet e marra sot janë këto:

    – Është obligim fetar që t’iu përmbahemi vendimeve dhe masave të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit nga organet kompetente
    – Ndalohet mësimi në të gjitha institucionet arsimore fetare në të gjitha xhamitë dhe puna në konviktet islame të Kosovës.
    – Anulohet përkohësisht mbajtja e ligjëratave, seminareve dhe takimeve të ndryshme të xhematit
    – Pezullohet organizimi i umres deri në një vendim tjetër
    – Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve mësimore si në FSI, konvikte, medrese, objektet administrative të BIK-ut dhe të gjitha objektet fetare si xhamitë e të tjera.
    – Pezullohet përkohësisht namazi me xhemat edhe i xhumasë, ndërsa besimtarët porositën që ta falin namazin e drekës si zëvendësim i xhumasë, ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë.

    Po ashtu, është marrë vendim që të pezullohen të gjitha tubimet me rastin e ngushëllimeve, të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet në një rreth sa më të ngushtë fetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!