×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK’ut iu dha sot leja ndërtimore për Xhaminë Qendrore, vjen reagimi i Përparim Ramës

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 21:55

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Bashkësisë Islame të Kosovës i është dhënë leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

    Rama ka thënë se ky proces është shoqëruar me procedura të stërzgjatura, derisa është shprehur se janë të lumtur që këtë proces e kanë përmbyllur sot me lëshimin e lejes ndërtimore, shkruan Reporteri.net.

    “Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur! Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.

    Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!