×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanc lufte, 202 të vdekur për dhjetë ditë

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 16:44

    Kosova po vazhdon të përballet me një valë të egër të pandemisë së coronavirusit.


    Varianti Delta i këtij virusi po del të jetë tepër vdekjeprurës për qytetarët e vendit tonë.

    Dyqind e dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 për vetëm dhejtë ditë në Kosovës.

    Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e para për numrin e madh të infektimeve dhe të vdekjeve nga ky virus, shkruan Reporteri.net.

    Edhe numri i rasteve aktive me këtë virus është I lartë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 525 raste aktive.

    Vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, janë shënuar 26 vdekje.
    Po ashtu më 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Deri tani në Kosovë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës kurse 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Pas rritjes së rasteve së rasteve dhe vdekjeve Qeveria e Kosovës ka rikthyer në fuqi shumë kufizime. Nga fillimi i javës është rikthyer ora policore, është shkurtuar orari i gastronomisë, hyrjet dhe daljet në kufi janë më të kontrolluara, bartja e maskave është bërë obligative edhe kur ecën vet,  është shtyrë fillimi i vitit të ri shkollor e shumë masa të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!