Rastet me COVID-19 në Kosovë në ditët e fundit janë rritur dukshëm.
Gjatë natës së sontme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 61 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar 61 pacientë, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu sot janë shënuar edhe tri viktima si pasojë e pandemisë COVID-19.
Nga data 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i të shëruarve në Kosovë është 1,307, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,143. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.