×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 23:07

    Rastet me COVID-19 në Kosovë në ditët e fundit janë rritur dukshëm.


    Gjatë natës së sontme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar 87 pacientë, shkruan Reporteri.net.

    Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar katër vdekje si pasojë e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të shtunën se deri tash, si pasojë e COVID-19, në vend kanë vdekur 48 persona.

    Nga data 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 23,137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitiv rezultojnë gjithsej 2.590 raste, me 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Numri i të shëruarve në Kosovë është 1,394, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,148. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!