×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 0:03

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 145 raste të reja me COVID-19, ndërsa 172 pacientë që ishin të infektuar tashmë janë shëruar.


    IKSHPK po ashtu ka njoftuar se zyrtarisht janë shënuar 6 vdekje, shkruan Reporteri.net.

    Që nga 08 shkurt e deri më 18 korrik janë testuar 30,567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 ku prej të cilëve 5,617 kanë rezultuar pozitivë.

    Gjithsej 130 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa 2,811 pacientë janë shëruar.

    Momentalisht numri i rasteve aktive është 2,676. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!