Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të nderohet me dekoratë nesër nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.
Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve.
Clinton nesër viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e SHBA’së dhe ish-kandidate për presidente.
Këtë e konfirmoi edhe presidentja Atifete Jahjga sot në një konferencë për media.
Ajo tha se Clinton dhe ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.
Të dy do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e kësaj dite.“Shënimi i 20 vjetorit është iniciativë e 4 presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe e imja. Iniciativa është përkrahur nga Qeveria që me 26 mars ka krijuar këshillin organizativ të Shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë”, tha Jahjaga. /Reporteri.net/.