×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëdhëniet ndërkombëtare

    Binjakëzimi i Prishtinës me Kaohsiung të Tawanit hap dyert e bashkëpunimit ndërkombëtar

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 10:32

    Prishtina dhe Qyteti Kaohsiung i Taiwanit, kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht, përcjell Reporteri.net kumtesën nga Komuna e Prishtinës.

    Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama dhe Kryetarit të Qytetit Kaohsiung, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

    “Këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive”, thuhet në kumtesë.

    Po ashtu u diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung. “Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë Taiwanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve” – ka deklaruar Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

    Ndërsa, Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) ka bërë hapa konkretë duke nënshkruar marrëveshje me Institute for Information Industry (III) dhe Megabay.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!