×
  • Lajme
  • Lajme / Dallaveret me rrymë

    Bisedat Mihali-Krasniqi ministrja Haxhiu i quan “luftë hibride” ndaj VV-së

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 13:14

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndaj Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet “luftë hibride”  referuar publikimit të bisedave të Koordinatores së Komiteteve në LVV, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e Koorporatës Energjetike të Kosovës.

    Ajo ka thënë se Mihalin e “çmon shumë”.

    “Qëndrimi ynë tashmë është bërë publik, kjo është luftë hibride që po i bëhet LVV-së. Dejona është bashkëpunëtore e jona një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën unë e çmoj shumë”, u tha ajo para gazetarëve.

    Gjatë ditës së hënë janë publikuar disa komunikime në mes të Koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

    Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike, që Krasniqi e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

    Më vonë në komunikimet tjera, Mihali vendos se kur do të ketë reduktime të rrymës në Kosovë. Ajo e udhëzon Krasniqin që në ditë të caktuara të mos ketë reduktime.

    Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!