×
  • Lajme
  • Lajme / Reformat

    Bislimi: Ajo që nuk realizohej për më shumë se një dekadë, u jetësua brenda mandatit

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 21:19
    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

    Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, ka thënë se ajo që nuk realizohej për më shumë se një dekadë, u jetësua brenda mandatit të Qeverisë Kurti.

    Ai tha se progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më parë më i madh sesa tash.

    “Përtej nivelit të lartë të zbatimit të reformave dhe avancimit në agjendën e tyre, në përmbajtje të saj kanë qenë dhe reforma të cilat nuk zbatoheshin me vite. Kjo, konstatohej si pikë negative apo pengese edhe në vetë raportet e mëparshme të Komisionit Evropian”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

    “Në pak kohë, shumë punë të lëna në harresë nga pozita e atëhershme dhe opozita e sotme, gjetën epilog. Shumë prej tyre, përveçse sundimin e ligjit, preknin edhe luftimin e korrupsionit. Kjo e shqetësonte dhe brengoste pushtetin e dikurshëm: transparenca dhe llogaridhënia”.

    Bislimi ka listuar dhe reformat ‘të cilat kishin me raste edhe më shumë se një dekadë që nuk miratoheshin dhe zbatoheshin’:

    – Pakoja e tre ligjeve kundër korrupsionit: Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, 2) Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave dhe 3) Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore;

    – Ligji për financimin e partive politike;

    – Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme;

    – Rregullorja e Kuvendit të Kosovës ;

    – Terminalet doganore private nuk ishin në harmoni me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ne kaluam drejt kalimit gradual nga ato private në ato publike;

    – Ligji i Përgjithshëm për Inspektimet;

    – Ligji për Ushqimin që rregullon sigurinë, cilësinë dhe kontrollin e ushqimit;

    – Ligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës;

    – Transferimi i inspektorëve të sigurisë ushqimore nga komunat në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!