×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Darkordim i plotë në Bruksel, janë 5 kritere mbi të cilat do të shihet drafti i statutit për Asociacionin

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 10:39

    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës ka folur sot në Komisionin për Diasporë dhe Punë të Jashtme për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.

    Bislimi tha se në Bruksel ka dakordin të plotë që do të jenë pesë kritere përmes së cilave do të shihet a është i përshtatshëm si bazë për diskutim drafti që propozohet nga ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Ka dakordim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti që propozohet nga ekipi menaxhues”, tha Bislimi.

    “E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm. Në ç’masë është [drafti i statutin] në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 [për Asociacionin]”. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin]. Si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini, i ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha ai në Komisionin për Diasporë dhe Punë të Jashtme.

    Bislimi tha se të gjitha këto kritere e bëjnë Asocacionin të ndryshëm nga ajo çka partia ku bënë pjesë, Lëvizja Vetëvendosje, e quante “Zajdenicë”./Reporteri.net/

    Bislimi: Ekziston brenga se Serbia mund ta destabilizojë situatën në veri për çështjen e targave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!