Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë për vizitën në Bruksel.
Ai para Komisionit ka prezantuar dosjen rreth procesit të dialogut që ia ka dorëzuar Qeveria e kaluar.
Bislimi ka thënë se kjo dosje nuk përmban asgjë konkrete, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, ai është shprehur se për personat e pagjetur është dashur të kishte dhjetëfish më shumë dosje.
Bislimi thotë se ka kërkuar edhe në katin e dytë e të tretë të Qeverisë mos rastësisht, ndodhet ndonjë dosje e tillë, por se nuk ka gjetur asgjë.
“Për personat e pagjetur duhet me pasë dhjetëfish më shumë dosje se këto që janë këtu. Me qenë në pozitën e kryenegociatorit, veç për informata ke nevojë. Informata është fuqi. Çfarë interesi kom me thanë nuk kam informata. Unë e kom dërgu asistenten dhe shefin e kabinetit të kryeministrit në katin e dytë e të tretë të Qeverisë kanë hulumtu çdo cep për me pa mos rastësisht u mshefë najkun naj dokument”, u shpreh ndër të tjera Bislimi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.