Numri dy i VV’së, Besnik Bismili ka thënë se edhe nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, VV nuk do të pranojë të bëjë koalicion me partitë që kanë qeverisur deri tani.
Bislimi në një intervistë në T7 i pyetur nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, VV me kë do të bënte koalicion, meqë me LDK’në s’po arrinë të pajtohet, ka thënë se PAN’in sërish do ta përjashtojnë, shkruan Reporteri.net
Ai me këtë rast ka thënë se edhe nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme VV do t’i ketë vetëm dy opsione për ta bërë qeverinë.
Sipas tij, nëse i fiton mbi 51 për qind, VV do ta bëntë qeverinë vetëm, dhe nëse nuk do ta arrine këtë, atëherë sërish opsion për bashkëqeverisje do ta kishte vetëm LDK’në, por jo edhe ndonjërën nga partitë e PAN’it./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.