×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi flet për intergrimin evropian të Kosovës me ambasadoren e Holandës

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 12:11

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

    Siç njofton kumtesa për media, palët biseduan mbi thellimin e fuqizimin e bashkëpunimit, si vende mike e partnere, në fusha e sektorë me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për shkëmbimet e përvojave.

    Më tej, fokus i bisedës ishte dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si aspiratë, vizion, por edhe si përkushtim e angazhim i vazhdueshëm, përmes punës rreth agjendës evropiane, përmbushjes së reformave dhe arritjes së standardeve evropiane, në kuadër të së cilës u diskutua mbi Planin e Rritjes dhe përgatitjet e vendit tonë në përputhje me këtë instrument, si dhe u cek më tej dhe rrugëtimi i Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

    Gjithashtu, zëvendëskryeministri e informoi ambasadoren dhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme e të vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!