×
  • Lajme
  • Lajme / Takimet zyrtare

    Bislimi flet për vizitën e tij në Hungari: Theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 11:38

    Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator të Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur për vizitën e tij dyditore në Hungari, duke thënë se ka pasur plot takime të frytshme e ngjarje të rëndësishme, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi ka njoftuar se ka zhvilluar takime me ministrin e Jashtëm dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, ministrin për Çështje të Bashkimit Evropian, Janos Boka dhe nga kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zsolt Nemeth.

    Po ashtu ai njoftoi se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

    Para takimeve në kuadër të dialogut në Bruksel, në fillim të javës zhvilluam një vizitë zyrtare dyditore në Hungari, me plot takime të frytshme e ngjarje të rëndësishme.

    U pritëm nga Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, nga Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian, Janos Boka, nga Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zsolt Nemeth, si dhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

    Ndërsa ishte dhe kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi i radhës me Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare (HIIA).

    Përgjatë kësaj vizite theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve me Hungarinë por edhe prezantuam të arriturat e qeverisjes sonë të tri viteve të fundit dhe objektivat veçanërisht në procesin e integrimit evropian, në prag të Presidencës së ardhshme të Hungarisë në Këshillin e BE-së”, shkroi Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!