Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot në Komisionin për Integrim Evropian, ka thënë se Kosova duhet sa më parë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, derisa ka thënë se shteti i Kosovës ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, transmeton Reporteri.net.
Bislimi gjatë fjalës së tij, tha se “Bashkimi Evropian duhet sa më shpejtë t’i heqë masat sanksionuese ndaj Kosovës”.
“Për këtë status nuk ka nevojë për njohjen nga pesë vendet mosnjohëse. Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptik. Masat negative të Bashkimit Evropian janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, u shpreh Bislimi.
Sipas tij, “Kosova ka shënuar sukses në fushën e përafrimit të tregut të brendshëm”.
“Kemi rritje të hyrave buxhetore, formalizim të suksesshëm të ekonomisë dhe vendeve të punës. Kemi ulje të ndjeshëm të nivelit të borxhit publik, kemi rritje të bizneseve të reja, kemi sektor financiar kundër krizave me të cilat ballafaqohemi, kemi përmirësim në lëvizjen e lirë të mallit shërbimit dhe kapitalit. Por ka edhe fusha ku vlerësimi i bërë në Raportin e progresit nuk është në linjë me bindjen e Qeverisë. Ka të bëjë me reformën e administratës publike”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.