×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina kineze dhe ruse

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:36

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi para eurodeputetëve ka folur për nevojën e Kosovës për t’u pajisur me më shumë vaksina antiCOVID.


    Bislimi ka thënë se vaksinat që Kosova ka marrë deri më tani dhe ato që pritet të vijnë nuk janë të mjaftueshme.

    “Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina që nuk kanë plotësuar kriteret dhe standardet evropiane dhe mu për këtë arsye ne varemi nga ndihma e BE-së”, tha Bislimi.

    Bislimi ka zbuluar se të mërkurën e ardhshme pritet që në Kosovë të vijë kontingjenti i radhës i vaksinave, gjersa ka shtuar se janë të kënaqur që vendet e BE-së po marrin sasi të mëdha të vaksinave pasi sipas tij, Kosova pastaj mund të llogarisë në ndihmën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!