×
  • Lajme
  • Lajme / Drafti i BE-së

    Bislimi: Kosova s’dërgon në Gjykatën Kushtetuese drafte që s’kanë autorësi e pronësi

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 11:40

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot pas Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për Këshill të Evropës, por që siç thotë ai gjatë rrugës ka pasur devijim të kërkesa e të cilat Bislimi tha se janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Bislimi tha para gazetarëve se Kosova nuk dërgon në Gjykatën Kushtetuese drafte që s’kanë nënëshkrim e s’kan pronësi, derisa të tillat i quajti “artikuj gazetaash e opinione”.

    “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që Këshilli i Evropës i ka kërkuar nga Kosova. Edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka thënë Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasur kritere që kanë devijuar nga kërkesat e Komisionit Evropian të cilat janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian, siç është kërkesa për dërgimin e një drafti i cili nuk përbën faktikisht as draft as dokument, sepse as nuk ka nënshkrim as nuk ka pronësi”.

    “Deri në momentin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë ky është draft i joni, do të thotë ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione, as drafte që nuk kanë autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

    Ai ka thënë para gazetarëve se dialogu është pjesë e marrëveshjes së stabilizim asociimit dhe nuk është diçka që e bllokon integrimin.

    “Por dialogu është pjesë e marrëveshjes së stabilizim asocimit. Është dakorduar nga qeveritë parapake në momentin kur është dakorduar marrëveshja e stabilizim asociimit. Rrjedhimisht ajo do të jetë pjesë e vlerësimit tonë. Por nuk është diçka që bllokon integrimin. Sikur ne të kishim hapur kapituj, pastaj do të thuhej se kapituj nuk po mund të mbyllen për shkak se është ende tema e dialogut. Tek Serbia është më ndryshe sepse ata e kanë në kapitullin 35 i cili mund të trajtohet vazhdimisht nëse mund të mbyllet një kapituj apo jo”, ka thënë ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!