×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi lavdërohet për marrëveshjen pa njohje nga Serbia: Në dialog ndryshuam dinamikat e mëhershme

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 17:52

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe kryenegociatori në Dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi ka thënë se në dy vite të Qeverisë Kurti janë shënuar shumë arritje, ndërsa thekson aplikimin për anëtarësim në BE dhe zhbllokimin e liberalizimit të vizave për qytetarët jo më larg se 1 janari 2024, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, zëvendëskryeministri Bislimi i ka thurr lavde Qeverisë Kurti edhe lidhur me procesin e dialogut dhe marrëveshjen pa njohje nga Serbia.

    Ai thekson se në procesin e dialogut kanë ndryshuar dinamikat e mëhershme.

    Postimi i plotë:

    2 vite progres dhe zhvillim.

    Në mesin e shumë arritjeve, aplikuam për anëtarësim në BE dhe zhbllokuam procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët të lëvizin pa viza jo më larg se 1 janari 2024.

    Miratuam numrin më të lartë ndonjëherë të reformave në kuadër të integrimit evropian e nënshkruam marrëveshje financiare nga programet IPA prej të cilave Kosova përfitoi mbi 200 milionë euro.

    Në dialogun me fqinjin tonë verior, ndryshuam dinamikat e mëhershme, përfaqësuam dinjitetshëm vendin dhe punuam në zhvendosjen e fokusit të procesit drejt bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Këto dy vite ishim palë konstruktive dhe aktive në proces, e poashtu të vendosur dhe solid në qëndrimet tona, në mbrojtje të interesave të Republikës së Kosovës.

    Shumë punë janë filluar e shumë të tjera do të përfundohen në dy vjeçarin tjetër të këtij mandati të parë të plotë qeverisës. Ka ende shumë për të bërë, për të përmbushur objektivat, synimet e ambiciet tona.

    Çdo arritje është e përbashkët. Puna e angazhimi jonë, besimi dhe mbështetja juaj. Përtej sfidave dhe barrierave, vazhdojmë bindshëm drejt sukseseve të reja.

    Ju faleminderit shumë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!