Bislimi: Marre nuk është me prezantu program, po me qenë ministër e shef i GP e mos me ditë me shkru emrin tënd

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se cilësimi si program dëshirash nga deputetët, do të thotë se program vlerësohet jashtëzakonisht mirë.


Ndër të tjera, Bislimi para deputetëve ka thënë se nuk është marre me prezantu program, por spas tij, marre është me qenë ministër e shef i Grupit Parlamentar e mos me ditë me shkrujtë emrin tënd, shkruan Reporteri.net.

“Kur e kemi dizajnuar programin nuk ka qenë objektiv me sjellë program që e pëlqen opozita por kemi sjellë program me te cilin kemi fituar në zgjedhje, qytetarët kanë votuar për këtë program. Ne nuk kemi bërë raport të punës 4-vjeçar por synim për katër vjetët e ardhshme pas katër vjetëve mund të kritikoni”, ka thënë ai.

“Ju po i prezantoni shqetësimet tuaja si shqetësime të qytetarëve a vetë qytetarët e kanë votuar këtë projekt. Nuk është marre me prezantu program, nuk është marre kjo, marre është me qenë ministër e shef i grupit parlamentar e mos me dit me shkru emrin tënd”.

Ky reagim i Bislimit erdhi pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se do të ishte normale nga Bislimi të dilte me një përmbyllje dhe jo të tallej me deputetët.

“Ti do të duhej me dalë me fol për projekte ekonomike, ju nuk thatë asgjë u tallët me deputetët që është marre për ju. Shumë e dobët ka qenë ekspozeja e kryeministrit për programin”, ka thënë ai.