×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëdhëniet bilaterale

    Bislimi në Zvicër diskuton për anëtarësimin në KiE dhe dialogun me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 20:13

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë se ka diskutuar për “nga progresi ynë, zhvillimi ekonomik e perspektiva evropiane e vendit, deri tek marrëdhëniet tona bilaterale, situata në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut”, përcjell Reporteri.net.

    “Me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë, në Bern të Zvicrës, diskutuam mbi një mori temash. Nga progresi ynë, zhvillimi ekonomik e perspektiva evropiane e vendit, deri tek marrëdhëniet tona bilaterale, situata në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut”, shkroi Bislimi në Facebook.

    “Takuam deputetët zviceranë pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, Sekretaren e Shtetit për Çështje Ekonomike, Helene Budiger Artieda, dhe Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Alexandre Fasel”, tha Bislimi.

    Ai shtoi se “Me kontributin madhor edhe të mërgatës sonë, bashkëpunimi e marrëdhëniet tona me Zvicrën fuqizohen dita ditës si në rrafshin ekonomik, e po ashtu dhe atë social e kulturor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!