×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Ekonomik Botëror

    Bislimi: Njohja e pasaportave ilegale serbe e dëmton rëndë dialogun

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 21:47

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se në takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë diskutuar për çështje që janë të lidhura me dialogun, porse e ka ngritur si temë edhe çështjen e pasaportave të lëshuara nga Serbia për serbët që jetojnë në Kosovë.

    Ai ka thënë se shtyrja përpara e propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për poseduesit e këtyre pasaportave do ta dëmtojë rëndë procesin e dialogut dhe integrimin e serbëve, shkruan Reporteri.net.

    “U takuam sot në Vjenë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për çështje të lidhura me dialogun. U fol për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energjinë dhe çështjet e lidhura me lëvizjen e lirë, te letra e Beogradit për tërheqjen nga marrëveshje. Janë ngritur po ashtu çështje të tjera që lidhen me urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë. Theksoj se shtyrja para e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme KU të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

    Lajçak e Bislimi takohen në Zvicër, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes për normalizim është urgjent

    Kurti nesër në Davos takon edhe James O’Brien

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!