Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë për masat për parandalimin e koronavirusit ka thënë se duhet që farmacive t’u ndalohet të lëvizin çmimet.
“Organizatave tregtare dhe farmacive nuk duhet t’i lejojmë që të keqpërdorin dhe t’i lëvizin çmimet në situatën emergjente në të cilën ndodhemi tani”, ka thënë Bislimi.
Me këtë propozim është pajtuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Avdullah Hoti, i cili tha se duhet formuar një Komitet Ekzekutiv lidhur me këtë çështje.
“Propozimi është me vend, por duhet të shohim se si të merremi me këtë çështje. Nuk është rruga e duhur përmes inspektorëve. Duhet formuar një Komitet Ekzekutiv i cili merret me këtë çështje, për të mos shfrytëzuar situatat emergjente për rritje ekonomike”./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.