×
  • Lajme
  • Lajme / Zëvendëskryeministri

    Bislimi pas takimit me Lajçakun: Normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 22:01

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se gjatë takimit të së martës me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, përcjell Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bislimi ka ritheksuar se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

    “Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët. Gjithashtu shtoi se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!